Arrestohet një nga të dyshuarit për plagosjen në Klinë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në qendër të Klinës, si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Klina Info mëson se një nga të dyshuarit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

I plagosuri është nga fshati Gllarevë dhe është në gjendje të rëndë, ku është dërguar në Spitalin e Pejës.

Policia po merret me rastin, ndërsa nuk dihen motivet e kësaj plagosje.