Policia konfiskon drogë dhe një pistoletë në Pejë

Policia e Kosovës në fshatin Bellopojë të Pejës, ka arrestuar një person të dyshuar.

Arrestimi i tij ka ndodhur pasi që gjatë kontrollit policia ka gjetur substanca narkotike dhe një pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar , një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë : 389,8 gram marihuanë 46.2 gram Kokainë dhe një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /