KB Dukagjini pjesë e turnirit në Epopenë e Dukagjinit, kthehen me fitore

Boksierët e KB Dukagjini nga Klina, po vazhdojnë suksesshëm paraqitjen e tyre,Shkruna Klina info.

KB Dukagjini së fundmi ishte pjesë e turnirit që u organizua në nder të Epopesë së Dukagjinit.

Tre boksierë nga Klina morën pjesë: Planet Berisha, Andi Tema e Mentor Tafilaj. Të tre fituan dhe treguan rezultate fantastike.

Ndryshe, drejtori i KB Dukagjinit, Hajdin Balaj dhe trajneri Ramiz Balaj u shprehen të jenë të kënaqur me fitoret dhe paraqitjen e boksierëve në këtë turnir./Klina info/