U zhvillua turneu ‘Rama-Domi’, foli i pari i Prishtinës dhe vëllai i Domit

U mblodhën për t’i kujtuar ata që dikur i zgjonin në këmbë me paraqitjet e tyre.

Të martën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë u organizua turneu i futbollit në kujtim të ish futbollistëve të gjeneratës së artë të Prishtinës, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët në vitin 1987 humbën jetën në një aksident trafiku në afërsi të Klinës.

Katër skuadra luajtën, Prishtina, Flamurtari, Llapi e Dukagjini.

Aty ishte edhe i pari i Prishtinës, ndërsa organizimin e turneut e bëri Drejtoria për Sport nga kryeqyteti dhe Federata e Futbollit.

Tragjedinë e 35 viteve më pare e kishte përjetuar rëndë vëllai i Faton Domit, Ibrahimi.

Në turneun përkujtimor Rama – Domi luajtën katër skuadra, Llapi mposhti Flamurtarin, kurse Dukagjini me penallti Prishtinën.

Finalen e fitoi Llapi duke mposhtur Dukagjinin 2 me 0.