Rrugët e Klinës, të gjitha të kalueshme

Pas reshjeve të borës, Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, Mirusha Company kanë qenë gjatë natës vazhdimisht në terren në të gjitha vijat rrugore të përfshira në mirëmbajtjen dimërore, duke bërë pastrimin e rrugëve.

Komuna njofton se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe pa vështirësi qarkullimi.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave ka kërkuar nga kompania kontraktuese për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, që të jetë vazhdimisht në terren dhe e gatshme që t‘u dilet në ndihmë qytetarëve sidomos në ato zona ku gjendja është më e vështirë.