Biznesmeni gjerman Dr.Rainer Dugler, interesohet për mundësitë e investimeve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, kanë pritur sot në një takim pune, biznesmenin e njohur gjerman, Dr.Rainer Dugler, i cili shoqërohej nga biznesmeni shqiptar Njazi Bytyçi, të cilët janë interesuar për kushtet dhe mundësinë e investimeve të bizneseve gjermane në Malishevë.
Fillimisht, kryetari Begaj, e ka njoftuar biznesmenin gjerman me Komunën e Malishevës dhe zhvillimin e saj, që nga pas lufta e deri më tani, si dhe për kushtet që ofron Komuna e Malishevës, për tërheqjen e investimeve të huaja.
Biznesmeni gjerman, Dr. Rainer Dugler, u interesua për mënyrën e sjelljes së investimeve, mundësive që ofron Komuna e Malishevës, për tërheqjen e investitorëve.
Begaj dhe Dugler, thanë se do të vazhdojnë të jenë në kontakt, në mënyrë që bizneset gjermane të investojnë në Malishevë.