Klina nga mëngjesi pa ujë, kjo është arsyeja

Gjendje e rënduar vazhdon të jetë në Klinë si pasojë e përmbytjeve.

Nga mëngjesi qytetarët po ballafaqohen me mungesë uji.

Kompania Hidrodrini ka thënë për Klina.info se ka ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e djegies së trafos në afërsi të Gjimnazit “Luigj Gurakuqi”.

Për shkak të këtij incidenti nuk ka ujë dhe sipas tyre janë duke punuar, duke shtuar se dhe një orë pritet të stabilizohet gjendja dhe me ujë./Klina info/