Organizatat e dala nga lufta në Klinë, kujtojnë heroin Skender Rexhepi

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Klinë, sot kanë bërë homazhe në përvjetorin e heroit, Skender Rexhepi, i cili u vra në vitin 1998.Shkruan Klina info

Skenderi është i varrosur te varrezat e dëshmorëve në fshatin Grabanicë.

Me këtë rast u çmua lartë trimëria dhe guximi i Skender Rexhepit dhe u kujtuan të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë./Klina info/