E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, s’arrihet të identifikohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Sali Bajraktari’.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një person ka vërejtur trupin e të ndjerit në një gropë të thellë dhe menjëherë ka kërkuar ndihmën e organeve kompetente.

Sinjali mëson se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Bazuar në dëshminë e dëshmitarit, ka dyshime që trupi mund t’i përkas vëllait të tij i cili është i zhdukur që një vit, por deri më tash nuk është arritur që të identifikohet viktima.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.