Isak Morina vdiq ditën kur iu vra babai para 23 vitesh në “Masakrën e Izbicës”

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë Isak Halil Morina nga fshati Rixhevë.

I ndjeri ishte djali i vetëm i familjes, derisa pikërisht sot para 23 vitesh babai i tij u vra në Masakrën e Izbicës.

Isaku ishte punëtor i urtë dhe i respektuar nga rrethi.

Ai vuante nga kanceri në tru.

Varrimi i tij do të bëhet nesër 29.03. 2022 në orên 14:00 në varrezat e fshatit Zabërgjë.