Edhe dy muaj paraburgim 3 të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Tre të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Zvecanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku i është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit.

Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

3 të dyshuarit do të jënë në paraburgim deri me 24 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.”, tha ajo