Ylli i Kosovës pranë kalimit te skuadra e madhe kroate

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, është pranë transferimit te Dinamo Zagreb, kanë njoftuar mediumet kroate.

Siç raportohet në Kroaci, Kastrati gjatë javës së ardhme pritet të nënshkruajë kontratë me gjigantin kroat. Ai do të qëndrojë te Lokomotiva dhe Dinamos do t’i bashkohet gjatë verës.

Kastrati 21-vjeçar është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, që është filiale e Dinamos së Zagrebit.

Këtë stinor në 20 ndeshje në elitën futbollit të Kroacisë, ai ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime.

Transferimi te Dinamo e Zagrebit, sipas mediumeve kroate, po pritet të realizohet së shpejti dhe për të do të jetë një hap para në karrierë.

Me Lokomotivën e Zagrebit, Kastrati ka kontratë deri në verën e vitit 2023