Ky është pjesëtari i FSK-së që u plagos pas përleshjes me armë në Bon Vivant

Hysni Geci është një ndër personat e ndaluar nga policia për përleshjen e armatosur në lokalin “Bon Vivant”.

Raportohet se Geci është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. I njëjti është i plagosur.

Nga përleshja e mbrëmshme mbetën të plagosur rreth 20 persona, ndërsa prej plagëve të marra humbi jetën Kastriot Ramadani 39 vjeçar.

Po ashtu, mediat raportuan se në arrati për këtë rast ndodhet Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka”.

I plagosur ka mbetur edhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” i dyshuar për përfshirje në rastin e njëjtë.