Haradinaj: Të krijohet menjëherë Policia e Kryeqytetit

Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit.

Kështu është shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ndër të tjera thotë se ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit.

“Organet e rendit dhe ligjit të ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por si hap i parë i parandalimit të rasteve të tjera të ngjashme, që edhe mund të përsëriten, është krijimi i menjëhershëm i Policisë së Kryeqytetit!”, ka thënë ish kryeministri Haradinaj.

Rikujtojmë se mbrëmë u vra me armë zjarri në një loakl në kryeqytet Kastriot Ramadani dhe u plagosen shumë të tjerë.