Vrau tetëvjeçarin në Fier, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Shtëpia e Klodian Çalamanit, 38 vjeçarit i cili vrau tetëvjeçarin Mateo Vasiu, është përfshirë nga flakët.

Tv Klan raporton se dhoma ku jetonte 38 vjeçari në fshatin Grecalli të Fierit, është shkrumbuar bashkë me orenditë. Nuk dihet ende nëse flakët janë vendosur qëllimisht apo kanë qenë aksidentale.

“Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 38 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, tha policia në një informacion të shkurtër për ngjarjen.
Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, kamera e emisionit Uniko nga Spartak Koka hyri brenda kësaj banese ku jetonte Çalamani. Rrëmujë, ambient i çrregullt dhe i pistë, kjo ishte pamja që ofronte dhoma e Klodian Çalamanit. 38 vjeçari ushqehej shpeshherë edhe nga familja Vasiu, të cilëve ai u mori jetën e djalit të tyre të vogël të martën e 16 nëntorit.