Itali/ Autobusi bie nga autostrada në hekurudhë, raportohet për mbi 20 viktima

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në Venecia të Italisë, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe nga rruga kryesore ka rënë poshtë në hekurudhë.

Sipas raportimeve fillestare, si pasojë e aksidentit mbi 20 persona kanë humbur jetën.

Raportohet se mbi 40 të tjerë janë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë, zjarrfikësve dhe ndihmës së parë, të cilët po merren me rastin.