Gjuajtje me armë në Prishtinë, ky është personi që mbeti i plagosur

Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë mbrëmjen e së martës.

Siç ka mësuar Gazeta Insajderi, gjuajtja me armë zjarri erdhi si pasojë e një zënke të mëhershme.

Sipas burimeve të Insajderit, i plagosuri është Trim Krasniqi.

Krasniqi kishte qenë i përfshirë edhe në një plagosje që kishte ndodhur gjatë këtij viti në qendër të kryeqytetit, ka bërë të ditur më tej burimi.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë version lidhur me ngjarjen. /Insajderi.org/