Punonjësit shëndetëor të Klinës dhe Skenderajt zhvilluan lojë futbolli për nder të 28 Nëntorit

Sot për hir të festës se Flamurit 28 Nëntorit në bashkëpunim më Drejtorin e QKMF-së në Skenderaj Dr.Bashkim Nura dhe Drejtorin e QKMF-së në Klinë Prof.Ass.Dr.Gazmend Bojaj ekipët futbollistike të dy Qendravë Kryesore të Mjekësise Familjarë zhvilluan nje lojë miqësore për ketë festë te veqantë për gjithë popullin shqiptar.

“E falënderojmë Drejtorin e QKMF-së në Skenderaj dhe bashkëpunëtoret e tij për nje mikëpritje të veqantë.

Për gjithë ekipin e futbollit të QKMF-së në Klinë ishtë ndjenje e veqantë qe natën e Festës se Flamurit ta festojmë në Skenderaj në Drenicen e kuqe.”, shkruan QKMF “Nënë Tereza” në rrjetin social FB.