Kurti: Zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan

Kryeminstri Albin Kurti është shprehur i tronditur nga sulmi me armë që la 21 persona të vdekur në një shkollë fillore në Teksas, nga ta 19 fëmijë të klasave të dyta, treta dhe katërta, si dhe dy mësues.

“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm”, ka shkruar Kurti përmes një cicërime në Twitter.

“Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, u shpreh tutje Kurti.