Salih Morina emërohet Këshilltar i lartë i Znj. Vlora Dumoshi

Kabinetit të Ministrisë së Kulturës nën drejtimin e ministres Vlora Dumoshit i është bashkuar edhe një këshilltar politik, shkruan Syri.net Kosova.

E, si këshilltar në këtë dikaster, do ta vazhdojë Salih Morina. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.

“Me lejoni te ju informojë qe sot zyrtarisht rrugetimin tim politik do ta vazhdojë si Këshilltar i lartë politik në Kabinetin Ministres Znj.Vlora Dumoshi!”, ka shkruar Morina

Te dashur miq

Me lejoni te ju informojë qe sot zyrtarisht rrugetimin tim politik do ta vazhdojë si Këshilltar i lartë politik në Kabinetin Ministres Znj.Vlora Dumoshi!

Njëherit, per mua do jetë previlegj dhe nder të jap kontributin tim përseri në Ministrin e Kultures Rinis dhe Sportit, në të cilen kam sherbyer disa vite më parë!

E falenderojë Znj.Dumoshi për besimin e dhënë, dhe rrjedhimisht zotohem që do mundohem maksimalisht të jap kontributin tim në shtyerjen e proceseve perpara në kuader të MKRS – së dhe në sherbim të qytetarve të Kosovës .

Sinqerisht
SM