Borë dhe ulje të temperaturave/ Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Moti do të mbetet i ftohtë edhe në ditët në vijim, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu e bore,

Sipas PrishtinaWeather, në fundjavë do të jetë edhe më ftohtë, kryesisht vranët, me shi dhe me borë.

“Në dy ditët e ardhshme mbetet mot i paqëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, por edhe me intervale me diell gjatë ditës, derisa kohë pas kohe priten edhe kushte për rrebeshe shiu dhe bore, e në vise malore vetëm bore”, thuhet në njoftimin e PW.

“Në fundjavë, kur edhe fillon stina e pranverës, do të kemi mot më dimëror, kryesisht të vranët, e ku priten të reshura bore të përziera edhe me shi orëve të pasdites”, parashikojnë meteorologët.

Ndërkaq, të hënën, sipas parashikimeve të fundit, temperaturat do të vazhdojnë trendin e rënies dhe mund të ketë më shumë reshje bore.

Moti i paqëndrueshëm dhe dinamik që parashihet në ditët në vijim, do të mundësojë qarkullim të mjaftueshëm ajror, për të mbajtur ndotësit ajrorë më të shpërndarë, që ndikon në indeksin e cilësisë së ajrit të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe mesatare.

Të premten mund të ketë periudha më të gjata të qetësisë, me ç’rast cilësia e ajrit përkeqësohet dhe kalon në vlera të dobëta, por kryesisht orëve të mbrëmjes.

18.03 – Ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohë pas kohe priten rrebeshe të dobëta bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi. Në vise kodrinoro-malore vetëm rrebeshe bore.

19.03 – Vranësira dhe intervale me diell, e mbetet ftohtë. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu dhe bore. Në vise kodrinoro-malore rrebeshe bore.

20.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me të reshura bore, e gjatë ditës të përziera edhe me shi. Nga Dukagjini priten reshje shiu, derisa në vise kodrinor-malore vetëm bore.

21.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Paradite pa të reshura, e pasdite sërish fillojnë të reshura shiu, e më pas edhe bore.

22.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, e nga Dukagjini edhe me të reshura shiu.

Temperaturat mbeten të ulëta, me tendencë të rënies ditëve të fundjavës.

Minimalet do të luhaten nga -2C deri 0C, e maksimalet nga 6C ditëve në vijim, në fundjavë zbresin edhe në 4C, e ditën e hënë deri në 1C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga kryesisht nga krahu verior 4-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes së lehtë mbi vlera normale, e në fundjavë në rënie.