Beqë Cufaj me një parashikim të madh për Kosovën: Javën tjetër jepet drita e gjelbërt për viza, vitin tjetër lëvizim lirshëm!

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka dhënë një parashikim të madh për Kosovën.

Cufaj ka thënë se javën që vjen, me 9 nëntor do të jepet drita e gjelbërt për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas Cufajt, vitin tjetër qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza vitin tjetër.

“Meqenëse çështja e Liberalizimit të Vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës i ngjet një sage a një seriali – as turke e as latinoamerikane por europiane, atëherë ia lejojmë vetes të bëjmë edhe prognoza se çfarë do të ngjajë në seritë e radhës.
Javën që vjen, me 9 Nëntor, mbahet mbledhja e Ekspertëve KE për Schengen të cilët do të diskutojnë për protokollet e miratuara dje- e ku mes tjerash flitej edhe për “kërkesat” franceze për Kosovën- marrëveshje dypalëshe me shtetet anëtare për riatdhesimin dhe futjen në fuqi të ETIAS.
Njëkohësisht në këtë takim do të jepet drita e gjelbërt. Pra që Kosova do të ketë të drejtë për Liberalizim- pasi t’i ketë plotësuar kushtet franceze.
Që i bie: vitin që vjen qytetarët tanë do të lëvizin në Europë patur nevojë për viza.
Por për këtë- futja në fuqi e këtij vendimi do të ngjajë atëherë kur ETIAS të lëshohet në përdorim.
Dhe ETIAS do të lëshohet në përdorim atëherë kur Kosova dhe Serbia të kenë nënshkruar Marrëveshjen” shkruan Cufaj në njoftim.