21 vjeçari nga Klina, Leorant Marmullaku ylli i futbollit në Gjermani me oferta të shumta

Sportistët kosovarë po na bëjnë krenar gjithandej botës.

Një yll i ri që po premton shumë në futbollin gjerman është edhe i riu nga Klina, Leorant Marmullaku.

Ai jeton në Gjermani dhe luan në VfR Heilbronn.

21 vjeçari po kalon në formë të mirë, ku në 4 ndeshjet e fundit ka shënuar 6 gola.

Klinasi ka qenë në fokus në mediave gjermane, ku ka edhe interesim për të nga ekipe të ndryshme.