Milot Rashica tregon sa ishte rroga e parë e tij si futbollist

Milot Rashica sot është njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës, i cili tash e disa vite luan në kampionatet e ndryshme evropiane.

27-vjeçari karrierën si futbollist e ka nisur në Kosovë, ku 10 vite më parë ka debutuar me skuadrën e Vushtrrisë, para se të transferohet në kampionatin holandez, te skuadra e Vitesses në vitin 2015,

Rashica së fundi ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën, ku u pyet për rrogën e parë si futbollistë.

“Në Kosovë rroga e parë 150 euro në muaj, për atëherë u kanë mirë, u kanë sukses”, ka thënë Rashica./