OVL UÇK në Klinë homazhe tek varrezat e 3 dëshmorëve të Jashanicës, Sadik, Fatmir e Qamil Hoti

Sot u bënë 23 vjet nga rënia heroike e tre dëshmorëve nga Jashanica.

Pikërisht me 01.08.1998 në fshatin Burojë fyt për fyt me armikun serb, u vranë Sadik Fatmir dhe Qamil Hoti,Shkruan Klina.info.

OVL UÇK, dega në Klinë me kryetar Hajdin Balaj, Ruzhdi Agushi dhe kryetarja e familjeve të dëshmorëve, Bahtije Haliti, kanë bërë homazhe tek varrezat e këtyre tre heronjve ne Grabanic te Klinës.

Ata vendosën kurora lulesh, dhe nderuan figurën dhe sakrificën e tre dëshmorëve, dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e vendit tonë./Klina.info/