Betim Elezaj merr mbështetjen e bashkëvendasve të tij: Me PDK-në, Kosova dhe populli janë të sigurt

Dje zyrtarisht ka nisur edhe fushata elektorale e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.

Qytetarët edhe më pak se dy javë do t’u drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për 4 vitet e ardhshme.

Garës për deputet i ka hyrë edhe Betim Elezaj. I njëjti është në listën e PDK-së.

Ai sot ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Gjurgjevik i Vogël në Klinë, nga edhe vjen.

Elezaj para bashkëvendasve të tij, shpalosi vizionin dhe programin Rimëkëmbje, duke marrë mbështetjen e duhur nga qytetarët se me PDK-në dhe Enver Hoxhajn kryeministër, Kosova do të ketë një të ardhme më të mirë.