Rrokulliset vetura në rrugën Klinë-Skenderaj, (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Klinë-Skenderaj.

Vetura në fjalë është vetaksidentuar dhe ka përfunduar e rrokullisur jashtë rrugës, raporton Klina.info

Si pasojë e këtij aksident pati edhe të lënduar, kurse nga vendi është larguar edhe mbrojtësja anësore në këtë pjesë të rrugës.

Vozitësit shpesh herë janë këshilluar për kujdes të shtuar në komunikacion shkaku i numrit të madh të aksidenteve të shkaktuara ndër vite në Kosovë, sidomos në periudhën e fundit /Kina.info/