Më 5 shtator, Kuvendi Komunal në Klinë, mban Debat me Publikun

Më 05.09.2023 në Sallën e Kuvendit Komunal në Klinë, me fillim nga ora 10:00 do të mbahet shqyrtimi dhe konsultimi me publikun lidhur me Draft – Buxheti i Komunës së Klinës 2024 -2026.
Njoftimi i tillë ka mbështetje edhe në pranimin e transparencës së punës së organeve komunale dhe të Kuvendit të Komunës.

Të gjithë qytetarët, institucionet komunale OJQ-të, përfshirë ato të biznesit, kryetarët e fshatrave e bashkësive lokale e mediat, materialin në formë fizike mund ta marrin në Zyrën e Shërbimit për Punë të Kuvendit, po ashtu ajo gjendet edhe në ueb faqen zyrtare të Komunës së Klinës si dhe Plafformën e Qeverisë së Kosovës për Konsultime Publike.
Propozimet lidhur me aktet mund të dorëzohen me shkrim në shërbimin për punë të kuvenit, kati I, zyra e dytë.

Por, edhe në mënyrë elektrike tek zyrtarët: [email protected] dhe [email protected]

Propozimet mirëpriten deri në mbajtjen e debatit, dhe gjatë mbajtjes së këtij debati.
Pas përfundimit të fazës së diskutimit publik, propozimet do të merren në konsideratë në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, konform dispozitave ligjore.