Nxënësit që filluan sot për herë të parë mësimin në bankat shkollore pritën me dhurata në shkollën Ismet Rraci

Sot, me fillimin e vitit të ri shkollor, për të gjithë nxënësit e klasës së parë (130 nxënës) është shpërndarë nga një dhuratë nën moton “Një dhuratë për ty”.

Këtë dhuratë në çdo fillim të vitit të ri shkollor tashmë Alban Rraci, djali i ish kryetarit të Klinës, e ka bërë traditë që disa vite më radhë t’i gëzojë fëmijët e shkollës e cila e mban emrin e babait të tij.