Sot mbahet takimi i Kurtit e Vuçiqit në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në përpjekje për të arritur akordim për aneksin e planit evropian.

Të dy, fillimisht do të kenë takime bilaterale me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe pastaj pritet takimi trilateral, Kosovë-Serbi-BE.

Pas këtyre takimeve Borrelli pritet të mbajë një konferencë për media,

Aneksi parasheh planin e zbatimit të propozimit evropian. Në këtë aneks, si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë dhënë propozimet e tyre, për të cilat sot do të diskutojnë.