7 mijë e 983 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Nga 541 mijë e 762 teste që, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë kryer nga shkurti i vitit të kaluar, 105 mijë e 636 qytetarë janë infektuar me COVID-19,

Nga të gjithë të infektuarit, 2 mijë e 187 ndërruan jetë, kurse 95 mijë e 446 të tjerë arritën të shërohen nga ky virus.

Aktualisht, në vend janë edhe 7 mijë e 983 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa, vetëm 24 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën antiCOVID.