Hidhet shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve – përballje të zjarrta me dy super derbi

Është hedhur shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Shorti ka treguar që do të ketë duele shumë të forta në këtë fazë të garave.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid do të përballet me Liverpoolin në përsëritjen e finales së vitit të kaluar. Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich dhe atij francez PSG.

Milan do të përballen me Tottenham Hotspur, derisa Manchester City kishte fat në short pasi përballë do ta ketë RB Leipzigun.

Interi do të takohet në këtë fazë me Porton, ndërsa Chelsea përballet me Borussia Dortmund.

Napoli do të ndeshet me Eintracht Frankfurt, ndërsa Benfica me Club Brugge.

Çiftet në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve:

RB Leipzig – Manchester City

Club Brugge – Benfica

Liverpool – Real Madrid

AC Milan – Tottenham Hotspur

Eintracht Frankfurt – Napoli

Borussia Dortmund – Chelsea

Inter –  Porto

PSG –  Bayern Munich