Plas sherri në mes të Wilderit dhe Furyt, boksierët përleshën në skenë

Meçi në mes të Tyson Furyt dhe Doentay Wilder është bërë shumë interesant ende pa filluar.

Dy boksierët janë përplasur në skenë derisa po i kryenin matjet zyrtare.

Ata janë shtyrë në mes vete dhe kanë pasur një konfrontim verbal.

Ishte pikërisht Wilder që ra pre e provokimeve të Furyt dhe e filloi zënkën në skenë.

Në fund është dashur ndërhyrja e skuadrave për të qetësuar situatën.

Wilder dhe Fury do të ndeshen në mëngjesin e së dielës në garën për titullin e WBC-së që aktualisht e mban amerikani.

Ndeshja e parë e tyre kishte përfunduar në barazim