Disa persona të vrarë e shumë të plagosur në një qytet në Gjermani

(I plotesuar)- Gazeta gjermane Bild ka raportuar se të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë u plagosën.

Disa persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në qytetin gjerman Hanau.

Sipas policisë, të shtënat me armë janë bërë në dy lokale të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Autoritetet, aktualisht janë në kërkim të të dyshuarve, për të cilët thuhet se kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Hanau është një qytet me 100,000 banorë në shtetin e Hessen, rreth 25 kilometra (15 milje) në lindje të qytetit të Frankfurtit.

Ndërkohë që rasti po vazhdon të hetohet nga organet e hetuesisë. /

SHARE