Aksident afër Sllatinës, shkaktohet kolonë kilometrike në magjistrale

Një aksident trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralen Pejë – Prishtinë, në afërsi të Sllatinës.

Aksidenti ka rezultuar me lëndime të lehta dhe dëme materiale.

Rezultat i aksidentit dhe vonesës së Policisë në vendngjarje, është krijuar kolonë kilometrike e automjeteve në drejtim të qasjes për në kryeqytet.

Tashmë policia ka arritur në vendngjarje por kolona ende vazhdon të mos lëviz.

Njeshi ndodhet në vendngjarje