Tregu mbushet me para false, për dy ditë 16 raste të lajmëruara në polici

Brenda 48 orëve, Policia e Kosovës ka pranuar 16 ankesa nga qytetarët, kryesisht nga zyrtarë të bankave, për para të falsifikuara.

Rastet kanë ndodhur nëpër qytete të ndryshe të Kosovës, por më së shumti në kryeqytet.

Dy rastet e fundit sipas policisë kanë ndodhur në Ferizaj e Vushtrri, raporton IndeksOnline.

Po thuajse në të shumtën e rasteve, paratë e falsifikuara po deponohen nëpër bankomate e më pas po vërtetohen gjatë numërimit të tyre nga punonjësit e bankës.

Sipas rasteve të paraqitura në polici, kartëmonedha prej 100 eurove po del të jetë më e falsifikuara./