Zvicra publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, përfshihet Xhaka, Shaqiri dhe Zeqiri

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars.

“Helvetikët” do të luajnë dy ndeshje miqësore më 26 dhe 29 mars.

Në miqësoren e parë, me 26 mars do të përballen me Anglinë në “Wembley”, teksa tre ditë më vonë do të luajnë me Kosovën, në Cyrih.

Ndryshe, kjo përballje do të jetë më ndryshe për disa nga lojtarët që janë me preardhje nga Kosova, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Ndërkohë, Kosova ende nuk ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit mars.