Malishevë: Ia mori veturën për ta provuar por nuk u kthye më

Gjatë ditës së djeshme në Malishevë një personit i është vjedhur vetura nga dikush që kishte shprehur interesim për ta blerë atë,

Burime të Gazetës bëjnë të ditur personi i dyshuar i kishte marrë veturën viktimës që kinse ta provonte se a është në gjendje të mirë teknike.

Mirëpo, i dyshuari pasi i kishte marrë veturën viktimës ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ishte kthyer më.

Gazeta po ashtu mëson se policia ka filluar hetimet në lidhje me këtë rast.