Temperatura të larta edhe sot, shkojnë deri në 37 gradë

Sot në Kosovë na pret mot mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura shënon rritje të mëtutjeshme, ndërsa pasdite do të ketë zhvillime të disa vranësirave të izulara, por kryesisht pa reshje.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 19 ajo minimale deri në 37 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme me potencial për arritur deri në 40 gradë Celsius në zonat më të nxehta të rajonit. /