Sarandë, vetura godet 4-vjeçarin nga Kosova

Një veturë ka goditur një fëmijë 4 vjeç në Sarandë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Fëmija i takon një familje kosovare me qëndrim në Gjermania, që kishte shkuar për pushime në Sarandë, njoftojnë mediet nga Tirana duke iu referuar Policisë së Shtetit.

“Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1, Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Arif Sulovari, 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur një fëmijë të mitur 4 vjeç, nga Kosova, banues në Gjermani”, thuhet në njoftim.

Fëmija i aksidentuar është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë shqiptare, shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.