I pari në listën e AKR-së në Klinë, betohet se gjithë potencialin e tij do ta kthejë në angazhim e përkushtim

Biznismeni dhe menaxheri i suksshëm nga Klina, Lavdim Gashi synon një ulëse në Kuvendin Komunal në Klinë.

Gashi, madje është bartës i listës së AKR-së në këtë komunë, derisa mbanë numrin 1.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është betuar se gjithë potencialin dhe dashurinë për qytetin e Klinës dëshiron ta bartë në angazhim dhe krijim të mirëqenjës për çdo qytetar pa dallim.
Ky është postimi i tij:

Miq të dashur, shumë të respektuar bashkqytetar të Klinēs Në zgjedhjet e 17 Tetorit do të jem bartës i listës për asamblenë komunale të Klinës në radhët e Aleancës Kosova e Re. S’ka punë më fisnike se të ju shërbesh qytetareve dhe te jesh zëri tyre në Kuvendin Komunal tē Klinës.

Gjithë potencialin dhe dashurinë për qytetin e Klinës dua ta konvertoj në angazhim konkret në krijimin e mirëqenjës për çdo qytetarë. Në avancimin e politikave zhvillimore në nivel lokal. Dua të jem zë i fuqishëm i juaji. S’kam asnjë hamendësi për të pranuar këtë sfidë prandaj shpresoj shumë në bekimin e Zotit dhe përkrahjen tuaj në këtë rrugëtim.
I juaji Lavdim Gashi
Na priftë e mbara, zotri Presedent Behgjet Pacolli