Gjendet i vdekur në lokalin e tij një burrë nga Drenasi

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Drenas në katin e dytë të lokalit të tij.

Në raportin e policisë thuhet se familjaret e kanë dërguar viktimën pa shenja jete në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.