Nga 13 shtatori zyrtarët shtetëror nuk mund të shkojnë në punë pa u vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 12 shtatori, vaksinimi do të bëhet edhe ditëve të diela.

Vitia përmes një konference për media ka bërë të ditur se 93 për qind e pacientëve të konfirmuar me covid-19 e që janë të hospitalizuar kanë qenë të pavaksinuar.

Mes tjerash Vitia ka thënë se ka rreth 600 mijë qytetarë që kanë marrë së paku dozën e parë.

Ai ka thënë poashtu se mesatarja ditore e të ifektuarve është 1600 persona.

Për një javë, Vitia ka treguar se në Kosovë kanë vdekur 170 persona.

“Sot kishim takimin për Komitetin për vlersimin e situatës me Covid-19. U njoftuam për gjendjen epidemilologjike. Folëm edhe për procesin e vaksinimit janë adminsitruar 900 mijë vaksina në gjithë Kosovën dhe 300 mijë janë vaksinuar me dy doza. 600 mijë që kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Duke filluar nga data 12 shtator do të kemi vaksinim edhe të dielave”

“Numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë. Deri tnai janë bërë 83 mijë teste. Janë shëruar 9 mijë e 685 dhe shkalla e pozitivetit ka qenë 13.63% 91% kanë qenë të konfirmuar me Covid-19. 93% e pacientëve kanë qenë të pavaksinuar. Kemi pasur 170 persona që kanë humbur jetën në këtë javë. 149 kanë qenë të pavaksinuar. Vaksnimi nuk ka alternative, valë të reja do të pasojnë pas kësaj. Vetëm vaksinimi i parandalon këto valë”

“Në situatën epidemiologjike masat janë të domosdoshme. Nga 13 shtator do të vazhdojmë me restriksione në administratë. Të gjithë puntorët që paraqiten në punë duhet të jenë të vaksinuar, duhet ka kenë testin PCR jo më larg se 72 orë. Policia e Kosovës na ka dërguar edhe emriat e policëve të pavaksinuar. Këto masa janë deri me datën 13 shtator. U dakorduam që të gjitha insitucionet tona do të përcjellim situatën në terren dhe do të kemi edhet takime tjera se si do të procedojmë tutje. 1000 puntorë shtesë janë aktivizuar”, u shpreh ai.