Real Sociedadi është kampioni i ri i Copa del Rey, e fiton pas 6 vitesh

Real Sociedadi është kampioni më i ri i Copa del Rey.

Ata mposhtën Atletico Madridin përmes penalltive, duke e kthyer trofeun në San Sebastian pas 6 vitesh, me Pablo Marin që shënoi penalltinë fituese.

Për Real Sociedadin, është titulli i 4-të në historinë e tyre ku po ashtu e kanë të siguruar edhe kualifikimin për në Europa League.

Ndeshja e rregullt u mbyll me rezultat 2-2, me Alvarezi dhe Lookman që shënuan për Atleticon si dhe Barrenetxea dhe Oyarzabal që shënuan për Real Sociedadin