E rrahu policin derisa po ja shqiptonte gjobën

Është arrestuar një person, në Prishtinë, për shkak se i kishe penguar dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës dhe sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Policia ka bërë të ditur se zyrtarët e saj u penguan dhe u sulmuan derisa po ia shqiptonin një tiketë kundërvajtëse të dyshuarit.

Polici ka marrë lëndime trupore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.