13 viktima nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

13 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, njofton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./