Koronavirusi zvogëlon numrin e tiketave në Kosovë, nga 1500 brenda ditës bien në 319

Përhapja e koronavirusit ka pasur ndikim në shumë sfera të jetës gjatë ditëve të fundit.

E ky ndikim po shihet edhe në komunikacion, ku sipas raportit të policisë ka rënë edhe numri i tiketave të shqiptuara, shkruan IndeksOnline.

Nga 1500 tiketa sa ishin shqiptuar mesatarisht, tani brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar vetëm 319 tiketa.

Po ashtu është duke u vërejtur qarkullim i vogël i qytetarëve me makina./