Temperatura deri në 32 gradë, parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e verës do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale,

Sipas IHMK-së, do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar nesër ku vranësirat do të jenë më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit. Të kujtojmë se stina e verës astronomike fillon ditën e marte, dt. 21.06.2022 në orën 11:13.”