SHFMU”EMIN DURAKU” NË SFERKË FESTOI DITËN E SHKOLLËS

Me një sërë aktivitetesh dhe manifestimesh të ndryshme kulturo-artistike të organizuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj vatre arsimore, është shënuar Dita e shkollës.Programi ishte i pasur me poezi, këngë e valle të interpretuara nga nxënësit e shkollës sonë.

Me këtë rast drejtori i shkollës z.Fahredin Gashi mbajti një fjalë rasti, duke uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë festive. Ai shpalosi historikun e shkollës dhe të arriturat e saj dhe vlerësoi lartë punën e mësimdhënësve të shkollës që nga mësimdhënësit e parë e deri më sot, që po përgatitin dhe aftësojnë breza të tërë.
Gjatë këtyre viteve nga shkolla jonë kanë dalë kudro të sukseseshme nga shumë fusha të shkencës, artit e kulturës.

Ne çdo ditë do ta nderojmë emrin e kësaj shkolle, duke mësuar e vazhduar rrugën e dijes me krenari për këtë vend.

E suksesshme qoftë përherë shkolla jonë.

Gëzuar Dita e Shkollës!
Drejtori, Fahredin Gashi