Një person i lënduar rëndë në Pejë, shkak kontakti me rrymën

Një person ka pësuar lëndime të rënda në Pejë, pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në shtëpinë e tij, në një nga lagjet e B.T. ‘Aslla çeshme’, e cila ditë më parë u goditë nga vërshimet.

Ngjarja ka ndodhur pasdite, ndërsaqë i lënduari i këtij rasti është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

I lënduari në Spital ka arritur në gjendje kritike.

Lajmin për ‘RADIO 1’ në cilësinë e Mjekut kujdestar e ka konfirmuar Dr. Besnik Ibraj-Drejtor Mjekësorë i Spitalit.

‘Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë. Për rreth një orë e kemi reanimuar dhe kemi arritur tja kthejmë ritmin. Pra pas një maratone të reanimimit kardiopulmonar. E kemi referu në repartin intesiv ku ndodhet i intubuar. Shpresojë që të mos jet’ decerrebru.’-tha Ibraj.

Ngjarjen e rëndë e konfirmon edhe Policia Rajonale e Pejës.

‘Policia rreth orës 18:25 minuta ka marrë informatë nga spitali, për një person rreth 50 vjeçar që ka arritur në gjendje kritike, si pasojë e kontaktit me rrymën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Bardhyl’ në ‘Asllan çeshme’ të Pejës. Ekipet e mjekëve po bëjnë të pamundurën, ndërsa për momentin nuk kemi mundësi për asnjë informacion shtesë meqë hetuesit kryejnë punët në vendngjarje.’-konfirmon toger FAdil Gashi – Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.